Telegrafi

Rudiger e sheh ofertën e Chelsea si ‘jorespektuese’

Antonio Rudiger mund të largohet nga Chelsea në verën e vitit të ardhshëm.

Mbrojtësi gjerman kërkon rritje page në kontratën e re, mirëpo The Blues nuk janë të gatshëm ta ofrojnë atë shumë.

Sipas asaj që raporton SPORT1, Rudiger fiton 6.5 milionë euro në vit, ndërsa tani po kërkon plotë dhjetë milionë.

Lojtari 28-vjeçar e di është e vështirë të arrihet një marrëveshje e tillë, andaj kërkon që sa më parë të merret vendimi.

Kontrata e tij përfundon në fund të sezonit dhe Chelsea duhet të shpejtojë për pabindur atë që të rinovojë kontratën.

Në garë për të janë Real Madridi dhe Bayern Munichu, andaj largimi i tij mund të ndodhë më herët se sa pritej. /Telegrafi/