Trajneri i Olympique Marseille, Rudi Garcia ka thënë se ai sheh ‘pak Francesco Totti’ në sulmuesin italian Mario Balotelli.
Balotelli i është bashkuar Marseillet nga rivalët e Ligue 1, Nice, vetëm muajin e kaluar, pas dy sezone brilante.
Por, sulmuesi italian ka bërë përshtypje të mirë, duke shënuar dy herë në tre paraqitjet e tij të para për skuadrën e Garcia.
Kjo formë e treguar nga Balotelli ka bërë që Garcia ta krahasoj atë me legjendën italiane të Romës, Totti.
“Unë shoh disa nga aftësitë e Tottit në Balotellin, për të lexuar ndeshjen”, ka thënë fillimisht ish-trajneri i Romës për Il Tempo.
“Ai mund të na japë diçka ndryshe: luan mirë me ekipin dhe është integruar shpejt”.
“Ai mund të mbrojë shumë topa dhe ka një vizion të mirë. Ne e dinim se ai do të ishte një shok i mirë dhe kishim konfirmimin e kësaj përpara se të arrinte”.
“Ai ka cilësi dhe është i lumtur me ne gjithashtu”, përfundoi trajneri Garcia. /Telegrafi/