Nexhmi Rudari, u.d i kryetarit të Podujevës, njëherit kandidat për kryetar në zgjedhjet e 29 nëntorit, ka reaguar për ndriçimin në sheshin e ri të qytetit.
Në një postim në Facebook, ai ka shprehur shqetësimin se dikush me qëllime të ulëta ka disa herë që kanë dëmtuar siguresat e ndriçimit publik në bulevardin e qytetit.
“Ju informojmë se persona të papërgjegjshëm, të ndikuar nga grupe të interesit dhe me qëllime të ulta, disa herë kanë dëmtuar siguresat e ndriçimit publik në bulevardin e qytetit. Kompania e kontraktuar ka intervenuar duke vendosur siguresa të tjera”, shkruan ai.
Sipas tij, po ashtu persona të papërgjegjshëm sonte kanë fikur dritat e ndriçimit publik edhe në rrugën “Qëndresa”.
“Ftojmë qytetarët që mos të bien pre e axhendave të ulëta politike dhe të dëmtojnë pronën publike”.
“Zgjedhjet vijnë dhe shkojnë, Podujeva mbetet”, ka shkruar Rudari, njofton Telegrafi.