Site icon Telegrafi

Rubla ruse bie në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan në 15 muajt e fundit

Rubla ruse ra sot në nivelin më të ulët në 15 muajt e fundit, e rënduar nga shqetësimet e brendshme politike dhe kërkesa e fortë për valutë të huaj përballë ofertës së kufizuar.

Që nga ora 13:38 me orën e Mbretërisë së Bashkuar, rubla ka humbur fuqinë për 1 për qind kundrejt dollarit në 89.47, pasi më parë arriti në 90.04, më e dobëta që nga 28 marsi i vitit 2022.

Ajo humbi 1 për qind dhe u tregtua me 97.62 kundrejt euros dhe ra me 1.5 për qind kundrejt juanit kinez në 12.36, një nivel më i ulët në më shumë se 14 muaj.

Banka qendrore minimizoi ndikimin e rënies së rublës, duke thënë se nuk kishte rreziqe për stabilitetin financiar.

Theksojmë se vendet perëndimore e kanë sanksionuar ekonominë ruse pas pushtimit të shtetit ukrainas, raporton skynews.

Ndryshe, Rusia e ka pushtuar Ukrainën më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version