Telegrafi

Rubla në niveli më i ulët historik ndaj euros dhe dollarit

Monedha e Rusisë, rubla, ka arritur në nivelin më të ulët historik ndaj euros dhe dollarit, pas vendimit të organizatës së naftës, OPEC, që të mos zvogëlohet prodhimi, me gjithë sasitë e tepërta në tregjet botërore.

Rubla ruse ka humbur 3.6 për qind të vlerës dhe është shitur për 48.66 për një dollar dhe 60.92 rubla për një euro.

Rusia e krijon afro gjysmën e buxhetit të saj nga eksporti i artikujve për energji.

Rënia e rublës për afro 30 për qind këtë vit, kryesisht ka ndodhur për shkak të sanksioneve ndërkombëtare për shkak të rolit të Rusisë në krizën në Ukrainë.

Po ashtu, është shënuar edhe rënie e çmimeve të naftës së Rusisë. /Telegrafi/