Telegrafi

Ruben Neves shënon njërin nga golat më të bukur në botë këtë vit, vole e mahnitshme nga 25 metra

Mesfushori i Wolverhampton Wanderers, Ruben Neves, ka shënuar një gol të bukur ndaj Espanyolit në Ligën e Evropës.

Ylli portugez njihet si lojtar me goditje të fortë dhe të saktë, i cili gjithashtu shënon gola të bukur kohë pas kohe.

Një të tillë e ka shënuar edhe në ndeshjen e vlefshëm për Ligën e Evropës, të cilën Wolves po e luan në shtëpi ndaj Espanyolit.

Neves ishte i papërmbajtshëm me goditjen e tij si ‘raketë’ në minutën e 52-të të ndeshjes.

Portugezi shënoi supergol nga rreth 25 metra për rezultatin 2-0.

Goli i tij qysh tani ka hedhur kandidaturën për golin më të mirë të vitit. /Telegrafi/