Telegrafi

Ruben Dias te Manchester City: Pep Guardiola ka shpenzuar 430 milionë euro për mbrojtës dhe portier në 4 vjet

Me blerjen e Ruben Dias shpenzimet e Pep Guardiolas për blerjen e mbrojtësve dhe portierëve te Manchester City shkon në 430 milionë euro

Ruben Dias është blerja më e re e Manchester Cityt, ku klubi anglez e siguroi nga Benfica.

Skuadra angleze ka paguar plotë 70 milionë euro për transferimin e mbrojtësit nga portugezët.

Pep Guardiola deri më tani ka blerë mbrojtës në vlerë 400 milionë funte (430 milionë euro).

Dias është mbrojtësi më i shtrenjtë i blerë deri më tani nga City.

Aty janë edhe emra si Aymeric Laporte, Benjamin Mendy, Kyle Walker, Joao Cancelo që janë blerë mbi 50 milionë euro.

Pep Guardiola (Foto: Angel Martinez/Getty Images)

Aty në listë janë edhe portierët, ku në skuadër aktualisht janë edhe Ederson dhe Claudio Bravo. /Telegrafi/