Me blerjen e Ruben Dias shpenzimet e Pep Guardiolas për blerjen e mbrojtësve dhe portierëve te Manchester City shkon në 430 milionë euro
Ruben Dias është blerja më e re e Manchester Cityt, ku klubi anglez e siguroi nga Benfica.
Skuadra angleze ka paguar plotë 70 milionë euro për transferimin e mbrojtësit nga portugezët.
Pep Guardiola deri më tani ka blerë mbrojtës në vlerë 400 milionë funte (430 milionë euro).
Dias është mbrojtësi më i shtrenjtë i blerë deri më tani nga City.
Aty janë edhe emra si Aymeric Laporte, Benjamin Mendy, Kyle Walker, Joao Cancelo që janë blerë mbi 50 milionë euro.
Aty në listë janë edhe portierët, ku në skuadër aktualisht janë edhe Ederson dhe Claudio Bravo. /Telegrafi/