Site icon Telegrafi

Ruben Amorim i kërkon Man Unitedit transferimin e tre ‘galaktikëve’ për 166 milionë euro

Tre objektivat kryesor të afatit kalimtar për Manchester United nën urdhrat e trajnerit të ri Ruben Amorim tashmë janë zbuluar.

Amorim ka qenë në krye të ‘Djajve të Kuq’ që nga muaji i kaluar pasi erdhi nga Sporting Lisbona për ta zëvendësuar Erik Ten Hagun.

Forma e Unitedit deri më tani nën drejtimin e Amorim ka pasur kthesa të njëpasnjëshme, dhe java e fundit është një shembull i mirë i kësaj.

Unitedi fitoi ndaj rivalit të përbetuar Manchester Cityt me përmbysje të rezultatit (2-1) në udhëtim, para se të pësonin humbje në dramën e shtatë golave ndaj Tottenhamit (4-3) në ‘Carabao Cup’.

Lexo po ashtu Man United vazhdon me formë të luhatshme, turpërohet në shtëpi nga Bournemouth

Dhe forma e luhatur e Unitedit vazhdoi edhe këtë pasdite, pasi Bournemouth e shokoi ekipin e Amorim, duke i mposhtur me rezultat 3-0 në ‘Old Trafford’.

Pasi erdhi në stol në mes të sezonit, Amorim po punon me skuadrën që e trashëgoi nga Ten Hag dhe ende nuk e ka pasur mundësinë që të sjellë ndonjërin nga lojtarët e tij në klub.

Afati kalimtar i janarit duket të jetë një mundësi ideale për teknikun portugez për ta bërë këtë dhe sipas një raportimi të fundit, Amorim i ka kërkuar klubit transferimin e tre ‘galaktikëve’ për ta rindërtuar skuadrën.

Lexo po ashtu Jo vetëm McTominay, edhe një tjetër lojtar i Man United pritet t'i bashkohet Napolit

Siç ka raportuar El Nacional, Amorim po synon transferimin e Victor Osimhen, i cili momentalisht është në huazim tek Galatasaray nga Napoli.

Kjo mund të ndodhë në janar për shkak të një klauzole të veçantë në kontratën e tij sipas së cilës nigeriani mund të largohet për 75 milionë euro.

Ylli i Barcelonës, Ronald Araujo është po ashtu njëri ndër emrat e përmendur si kandidat i mundshëm për blerje e po ashtu edhe mesfushori i Southamptonit, Tyler Dibling.

Në rast se drejtuesit e klubit vendosin që t’i transferojnë që të tre këta lojtarë, atëherë Unitedit me gjasë do t’i duhet t’i shpenzojë rreth 166 milionë euro./Telegrafi/

Exit mobile version