Një kompani e pastrimit dhe mirëmbajtjes ka ndarë disa truke, me ndihmën e të cilave do ta mbani më lehtë pastërtinë dhe shkëlqimin e sipërfaqeve prej druri.
Nëse dëshironi që laminatet dhe dyshemetë e parketit të shkëlqejnë siç reklamohet, provoni disa nga këto metoda që përmbajnë përbërës natyralë.
Koha më e mirë për të pastruar sipërfaqet prej druri në shtëpinë tuaj varet nga ju. Mund ta hiqni pluhurin dhe papastërtitë që janë shfaqur çdo javë, ndërsa lustrimi mujor me vajra natyralë do t’i ndihmojë mobilet tuaja të duken të shkëlqyera për gjithë jetën.
Ujë dhe uthull
Një përzierje e ujit të ngrohtë dhe uthullës është fantastike për pastrimin e banjave dhe kuzhinave. Gjithashtu bën mrekulli për drurin, duke përfshirë dyshemetë prej druri. Uji largon papastërtitë, ndërsa uthulla mund t’i vrasë mikrobet.
Përdorni uthull të bardhë ose uthull molle. Duhet që raporti i ujit dhe uthullës të jetë 2:1. Lagni leckën në një përzierje uji dhe uthulle dhe e kaloni sipër sipërfaqeve prej druri.
Uji me detergjent enësh dhe vaj esencial
Me këtë truk, detergjenti për larjen e enëve duhet të jetë transparent në mënyrë që të mos lërë gjurmë. Duke përzier ujin me detergjentin e enëve dhe vajin esencial të preferuar, mund të krijoni një zgjidhje natyrale pastrimi të bërë në shtëpi me aromën që ju pëlqen.
Është e nevojshme të shtoni një lugë çaji detergjent dhe disa pika vaji esencial në gjysmë litri ujë. Më së miri do të ishte të përdorni një leckë me mikrofibër gjatë pastrimit dhe përzierjen ta vendosni në një shishe me spërkatës.
Uthull molle, vaj ulliri dhe vajra esenciale
Për dru me ngjyrë të errët, përdorni një përzierje me uthull molle, vaj ulliri dhe vajra esencialë për një aromë të freskët. Do t’ju duhen dy decilitra uthull molle, një decilitër vaj ulliri, një lugë glicerinë vegjetale, një lugë limon dhe 20 pika vaj esencial. Lëngu i limonit vepron si dezinfektues, kurse uthulla largon yndyrat. Vaji i ullirit hidraton drurin dhe e mbron atë nga grimcat e pluhurit për një kohë. /Telegrafi/