Site icon Telegrafi

Ruajtësi i kyçeve: E “ndalon” vërtet kolagjeni plakjen apo është një tjetër mit i shitjeve?

Se shumë njerëz besonin në aftësitë magjike të kolagjenit dëshmohet nga dy miliardë dollarët marramendës që u shpenzuan për këto produkte vitin e kaluar dhe si ndikon në të vërtetë në trup?

Vitet e fundit, femrat janë çmendur për kolagjenin, një proteinë që gjendet kudo në trupin tonë, që nga lëkura, kockat, tetiva dhe enët e gjakut.

Arsyeja për këtë është se i jep lëkurës elasticitet dhe qëndrueshmëri, dhe ngadalëson plakjen. Sidoqoftë, çmimi i tyre di të jetë mjaft i lartë.

Kolagjeni është një proteinë, por nuk është i pranishëm vetëm në lëkurë. E marrim për arsye kozmetike, është e dobishme edhe për kyçet, transmeton Telegrafi.

Është vërtetuar se kur marrim kolagjen, ai vërtet mund të përmirësojë gjendjen e lëkurës deri diku. Megjithatë, duket se hulumtimi është kryer në një numër të vogël femrash dhe se është financuar nga prodhuesit.

Pra, kolagjeni tërheq ujin, por nuk ka përmirësim të përhershëm, por vetëm momentalisht derisa konsumohet.

Mjekët tregojnë se ku mund të gjejmë kolagjen më të lirë dhe më të disponueshëm, më saktë në cilat ushqime. Për shembull, këto janë peshku, supa me kocka, lëkura e pulës, domatet, hudhra, të bardhat e vezëve…

Edhe disa ushqime tjera që mund t’ju habisin dhe të kenë një efekt të shkëlqyer në lëkurë, psh., bajamet për shkak të vitaminës E, magnezit, proteinave, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme.

Poashtu, kombinimi i domateve dhe specave është perfekt sepse në këtë mënyrë merret shumë likopen, i cili e mbron atë nga rrezatimi UV dhe plakja. Nga erëzat, shafrani i Indisë është një zgjedhje e shkëlqyer dhe ka një efekt anti-inflamator. /Telegrafi/

Exit mobile version