Pas numrave rekord të ndotjes së ajrit në Shkup, mbrëmë Radio Televizioni (RTV) i Sllovenisë ka emituar një shtojcë për ndotjen e ajrit në kryeqytetin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe nga Sllovenia njoftuan se grimcat PM10 kanë arritur mbi 20 herë nga niveli i lejuar dhe se shteti i Maqedonisë është në vendin e pestë për vdekje të qytetarëve nga ndotja e ajrit.
RTV i Sllovenisë njoftoi se qytetarët e Shkupit kryesisht ngrohen me dru për shkak se energjia elektrike është shumë e shtrenjtë. Ata një ditë tipike të dimrit e kanë cilësuar si të rrezikshme për shëndetin.
Nga ky televizion njoftuan se nuk po merren masa parandaluese dhe se organet kompetente vetëm njoftojnë se sa është ndotja dhe sa është rrezikshmëria e ajrit të ndotur pët fëmijët, gratë shtatëzëna dhe pleqtë./Telegrafi/