Rinia social demokratike e Maqedonisë (RSDM) këtë fundjavë në më tepër qytete të vendit do të organizojë aksione në të cilat do të mblidhen donacione, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Më të nevojshme janë ushqimi i konservuar dhe mjetet për higjienë, pastrim dhe dezinfektim”, thuhet në njoftimin e RSDM.
Prej atje informojnë se aktivistët e RSDM nga Shkupi në ndërkohë vazhdojnë me ndihmën në terren dhe punën në zonat e prekura nga vërshimet.
Ata i ftojnë të gjithë qytetarët të përfshihen në aksionet humanitare për grumbullimin e donacioneve për qytetarët e zonave të prekura./Telegrafi/