Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi e ka quajtur të padinjitetshëm formën e dorëheqjes së Visar Ymerit nga kreu i partisë, dhe organet tjera drejtuese.
“Shtyllat e Lëvizjes ndodhen në dokumentet themeltare: manifesti, programi dhe alternativa. Mosbesimi deri në dyshim në shtyllat e Lëvizjes është refuzimi e kushtëzimi i Albinit. Por, kujtdo që këto i duken barrë e papërballueshme, apo të tepërta, e ka në dorën e tij vendimin. Ama vendimi e ka një dinjitet si në marrje e si në publikim, dinjitet ky që sot i mungoi në tërësi”, tha Rrustemi, përmes një postimi në Facebook.
Kryetari i deritashëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, vendimin për dorëheqje e ka konsideruar si një prej vendimeve më të vështira të tij. /Telegrafi/