Telegrafi

Rrustem Mustafa-Remi pro pavarësisë së Katalonisë

Ish-komandanti i UÇK-së në Llap dhe ish-deputeti i Kosovës nga PDK-ja, Rrustem Mustafa-Remi, ka reaguar në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Katalunjës.

Mustafa përmes një postimi në Faebook, ka përshëndetur shpalljen e pavarësisë nga Katalonja. Ai ka thënë se është pro pavarësisë.

Postimi i Mustafës:

”Pro pavarësisë së Katalonisë, u votua sot.

Janina, qendër e vjetër shqiptare po frymon më lehtë! Urime!”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/