Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar tashmë edhe kandidaturën për Komunën e Pejës.
Këshilli drejtues i AAK-së ka votuar sot kandidatin për kryetar të Komunës së Pejës, Rrustem Berishën.
Këtë e ka bëtë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, zyrtari i Aleancës, Arbër Tolaj.
“Sot, Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega në Pejë, me vota unanime zgjodhi kandidatin për Kryetar të Komunës së Pejës. Urime miku im, Rrustem Berisha! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Tolaj.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti. /Telegrafi/