Të dielën mbrëma është mbajtur evenimenti më i madh për ndarjen e çmimeve Oscar, i 88-ti me radhë, ku pjesë e këtij eventi për herë të parë ishin edhe aktorë shqiptarë nga Kosova me filmin e metrazhit të shkurtër, “Shok”.
Edhe pse nuk mori çmimin Oscar, “Shok” mori vëmendjen e të gjitha mediave botërore. Që nga nominimi i tij e deri më tani, ky film u përfol shumë.
Aktorët që luajtën filmin “Shok”, përveç që u përfolën nga mediat e huaja për talentin dhe mundësinë për të fituar Oscarin ata u përfol edhe për dukjen e tyre, pasi që The Guardian paraqitjen e aktorëve e krahasoi me atë të pop grupit “N’SYNC”.
Nuk kanë munguar as shkrime nga mediat serbe në lidhje me filmin, duke treguar domethënien e filmit, pra luftën e Kosovës si dhe për atë se është konsideruar si favorit.
Filmi “Shok” në Oscar u mund nga filmi “Stutterer” i cili paraqet jetën e një njeriu që belbëzon , i cili është në kërkim të dashurisë, të cilën nuk mund ta shpreh me fjalë./KP/Telegrafi/
Faleminderit te gjithve per perkrahje!!Thank you all for your support!! #shokshortfilm #oscarsnight
Posted by Shok Short Film on Sunday, 28 February 2016
Posted by Shok Short Film on Sunday, 28 February 2016
Ne sapo hym brenda!!We just gote inside!! #shokshortfilm #oscarnight #theAcademy #oscars2016 #Kosova
Posted by Shok Short Film on Sunday, 28 February 2016