Para fillimit të serisë finale të ‘play-offi’ ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, jua rikujtojmë arritjen e skuadrës nga kryeqyteti deri në fazën e dy të fundit.
Sigal Prishtina e përfundoi sezonin e rregullt në vend të parë në tabelë me 53 pikë të arkëtuara.
Këtë renditje, ky ekip e arriti falë 25 fitoreve dhe vetëm tri humbjeve.
Duke qenë se në vend të katërt ishte renditur Trepça, atëherë në gjysmëfinale të ‘play-offit’, Sigal Prishtina u përball pikërisht me këtë skuadër.
Dhe në ndeshjet gjysmëfinale, skuadra nga Prishtina i fitoi të tri përballjet e para dhe me rregullin e sistemit me tri fitore, siguroi pjesëmarrjen në finale për edicionin 2016/2017. /Telegrafi/