Andy Ruiz Jr është zotuar se do ta marrë edhe titullin që i mungon në koleksionin e tij të unifikimit, pas rimeçit ndaj Anthony Joshuas në fund të këtij viti.
Boksieri meksikano-amerikan do t’i mbrojë titujt e tij (WBA, IBF dhe WBO) më 7 dhjetor ndaj boksierit britanik, të cilit ia mori këto tij më herët gjatë këtij viti.
Ai thotë se pasi ta mposhtë sërish Joshuan, do ta kërkojë titullin që i mungon, atë të WBC-së, të cilin e posedon Deontay Wilder.
“Padyshim se më mungon vetëm një rrip. Një rrip për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i botës dhe atë e kam objektiv, por nuk dua të bëj plane para meçit ndaj Anthony Joshuas”.
“Dua ta mposht edhe një herë, sepse ka shumë kritikë që thonë se ishte çështje fati, se unë do të humb. Po e shfrytëzoj gjithë energjinë negative duke e shndërruar në pozitive, prandaj do të fitojmë”, ka thënë Ruiz.
Mbreti i WBC-së, Deontay Wilder, në nëntor do ta zhvillojë rimeçi ndaj Luis Ortiz, ndërsa e ka të caktuar edhe një rimeç me Tyson Furyn në shkurt të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/