Dua Lipa lindi më 22 gusht të vitit 1995 në Londër, nga prindërit Dukagjin dhe Anesa Lipa.
E rritur nën frymën e babait të saj si muzikant i grupit “ODA”, Dua trashëgoi të njëjtën dashuri për artin dhe muzikën në veçanti.
Që e vogël, dëshirat e saj ishin performancat me një mikrofon në dorë, gjithmonë me dëshirën që një ditë të performonte në skena edhe më të mëdha.
Se e ka dashur muzikën që e vogël e vërteton edhe një kolazh videosh e fotografish të përmbledhura së fundmi në një video, e cila është publikuar e plotë në YouTube.
“Dua Lipa, nga 0 në 21 vjeçare”, titullohet kjo video e cila përshkruan rrugëtimin e saj jetësor së bashku me muzikën.
Familja e këngëtares u shpërngul në Prishtinë më 2008, ndërsa si 15 vjeçare, Dua vazhdoi e vetme të jetojë në Londër, ku fillimisht u angazhua si modele, më pas vazhdoi paraqitjen në disa shfaqje të vogla, deri në nxjerrjen në treg të këngëve të para.
Sot, ajo kryeson majat e top listave britanike, dhe pa më dyshje merr epitetin e një ylli ndërkombëtar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=f79U4O-EsW0&feature=youtu.be