Site icon Telegrafi

Rrugët ‘vetë-shëruese’ synojnë të zgjidhin krizën e gropave

Rrugët e asfaltuara vetë-shëruese mund të ofrojnë së shpejti një zgjidhje për krizën e gropave në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një studimi të ri.

I projektuar me inteligjencë artificiale (AI), një lloj i ri asfalti i bërë nga mbeturinat e biomasës mund të korrigjojë çarjet e veta pa pasur nevojë për mirëmbajtje ose ndërhyrje njerëzore.

Shkencëtarët në Universitetin Swansea në Londër kanë gjetur metoda për të “qepur” asfaltin përsëri së bashku, duke shpresuar për të krijuar rrugë më të qëndrueshme, transmeton Telegrafi.

I njohur gjithashtu si bitum, asfalti është një substancë e zezë ngjitëse që rrjedh nga nafta bruto, e përdorur gjerësisht për të ndërtuar rrugë, autostrada dhe pista aeroportesh.

Ndërsa ngurtësohet përmes oksidimit, bëhet i prirur ndaj çarjeve, por studiuesit kanë zhvilluar metoda për të “qepur” asfaltin përsëri së bashku, duke krijuar rrugë më të qëndrueshme.

Studiuesi kryesor dhe eksperti në asfaltin vetë-shërues në Universitetin Swansea, Dr Joe Norambuena-Contreras, tha se qasja do të ndihmonte zhvillimin e rrugëve pasi emetimet e karbonit në rrugë mund të lidhen kryesisht me prodhimin e asfaltit.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe sektorit privat, që të investojnë në iniciativën për të përmbushur objektivat.

Dr Francisco Martin-Martinez nga King’s College në Londër, tha se kërkimi synon të imitojë vetitë shëruese të vëzhguara në natyrë.

“Krijimi i asfaltit që mund të shërohet vetë do të rrisë qëndrueshmërinë e rrugëve dhe do të zvogëlojë nevojën që njerëzit të mbushin gropat”, tha ai.

Ai shtoi se studimi do të përdorë gjithashtu materiale të qëndrueshme në asfaltin e ri, duke përfshirë mbetjet e biomasës, duke reduktuar varësinë nga burimet natyrore.

Ndërsa ende në zhvillim, ekipi hulumtues tha se ka potencial për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të avancuar qëndrueshmërinë globalisht.

Kushtet e rrugëve lokale në Angli dhe Uells ishin në nivelin më të ulët historik në 2024 për shkak të “dekadave të nënfinancimit”, sipas një sondazhi vjetor nga Aleanca e Industrisë së Asfaltit.

Ai vlerësoi se do të kushtonte më shumë se 16 miliardë funte për të trajtuar numrin e mbetur të riparimeve.

Disa komunitete në qarkun Wrexham, kohët e fundit u drejtuan për ta bërë fshatin e tyre të mbushur me kratere një atraksion turistik, duke e quajtur atë “tokë gropa”.

Banorët e ngopur thonë se kushtet janë bërë aq të këqija, sa vizitorët dhe shoferët e dërgesave refuzojnë të shkojnë me makinë në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

 

Exit mobile version