Site icon Telegrafi

Rrugët e zakonshme që fshehin sekrete të tmerrshme: Aty u kryen krimet më makabre në historinë e Britanisë së Madhe (Foto)

Në shikim të parë këto imazhe tregojnë pamje të shtëpive dhe rrugëve normale. Por, aty në fakt fshihen disa nga krimet më të tmerrshme të ndodhura në historinë e Britanisë së Madhe.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për krime të tilla, të përshkruara në librin e ri të Winston Ramsey, “Skenat e vrasjeve, atëherë dhe tani”, e cila hulumton dhe rikthen historitë e dhjetëra vrasjeve famëkeqe.

Të përfshira në libër janë fotografitë që pasqyrojnë pasojat e vrasjeve të kryera nga Ruth Ellis, John Christie dhe Donald Hume.

Rillington Place, Notting Hill, Londër

Rillington Place, Notting Hill, Londër

Rillington Place ishte shtëpia e vrasësit serik famëkeq John Christie, i cili vrau të paktën tetë njerëz – përfshirë gruan e tij, Ethel – në shtëpinë e tij në numrin 10, gjatë viteve 1940 dhe fillim të viteve 1950.

John Christie, i cili vrau të paktën tetë njerëz – përfshirë gruan e tij, Ethel

Ai fshehu trupat në kopsht, nën dysheme dhe në një pjesë sekrete në kuzhinën e tij, në shtëpinë e tij të 10 Rillington Place në Notting Hill, në perëndim të Londrës.

Ai u paraqit si një njeri që bënte aborte jashtë spitalit, për të joshur viktimat në shtëpinë e tij, duke i rrëzuar për tokë me gaz, përdhunuar dhe mbytur.

Kur policia zbuloi masën e vrasjeve të tij të tmerrshme, turma njerëzish u mblodhën jashtë shtëpisë së tij për të parë nëse thashethemet e tmerrshme ishin të vërteta dhe për të parë nëse një vrasës serik kishte jetuar në mesin e tyre.

Christie, 54 vjeç, pranoi vrasjen por u deklarua jo fajtor për shkak të çmendurisë. Juria mori një orë e 22 minuta për të refuzuar mbrojtjen e tij dhe për ta shpallur fajtor. Ai u var në burgun Pentonville më 15 korrik të vitit 1953.

Sipas njoftimeve të gazetave, 200 njerëz prisnin jashtë portës për të parë njoftimin e ekzekutimit.

Në përpjekje për ta shkëputur këtë shtëpi nga kjo histori, Këshilli riemëroi këtë rrugë në Ruston Close dhe e prishi shtëpinë.

The Magdala Pub, Hill Park, Hampstead, Londër

Ruth Ellis ishte një modele britanike dhe zonjë e klubeve të natës, e cila vrau të dashurin e saj në rrugë.

Ellis ishte gruaja e fundit e varur në Britani pasi që e vrau David Blakelyin jashtë barit Magdala në Hampstead, në veri të Londrës, më 1955.

Familja e saj bëri fushatë për reduktimin e dënimit të saj, për shkak të provokimit.

Përmes Komisionit për shqyrtimin e çështjeve penale, familja solli çështjen në Gjykatën e Apelit në shtator të vitit 2003.

Por gjyqtarët e apelit vendosën se Ellis ishte dënuar siç duhet për vrasje sipas ligjit, ashtu siç qëndronte në kohën kur mbrojtja e përgjegjësisë së zvogëluar nuk ekzistonte atëherë.

Vrasja e tre policëve

Vrasësi i policisë Harry Roberts

Vrasësi i policisë Harry Roberts ishte një kriminel karriere i cili fitoi famë pas vrasjes së tre oficerëve të paarmatosur.

Ai vrau Christopher Head, 30 vjeç, David Wombwell, 25 vjeç, dhe Geoffrey Fox, 41 vjeç, në dritën e ditës pranë Scrubs Wormwood, Shepherd’s Bush, në perëndim të Londrës më 12 gusht 1966.

Roberts dhe dy bashkëpunëtorët po planifikonin një grabitje kur ata u ndaluan nga oficerët dhe vazhdonin të qëllonin në drejtim të tyre.

Roberts qëlloi në drejtim të policëve në Rrugën Braybrook ndërsa fëmijët po luanin aty pranë.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm, me gjyqtarin Justice Glyn-Jones duke i dhënë atij një tarifë minimale 30-vjeçare, maksimumin në dispozicion.

Gjykatësi e përshkroi atë si “krimin më të urryer për një brez ose më shumë”.

Rrugët e Londrës ishin të mbushura për funeralin e tre policëve.

Pavarësisht nga krimi i tij i tmerrshëm, Roberts u lirua nga burgu Littlehey në Cambridgeshire në vitin 2014, duke shkaktuar zemërim publik.

Rruga Finchley, Londër

Donald Hume vrau Stanley Settyn gjatë një zënke në Finchley

Donald Hume vrau Stanley Settyn gjatë një zënke në Finchley, në veri të Londrës, në vitin 1949.

Kur trupi i biznesmenit të pasur, Setty u shfaq në kënetat e Essex jashtë Londrës në vitin 1949, policia kuptoi se kishin të bënin me një rast të vështirë.

Ata përfundimisht arrestuan Donald Hume, një bashkëpunëtor afarist i Settyt.

Por e gjitha që ata mund të vërtetonin ishte se Hume kishte hedhur trupin – ata nuk ishin në gjendje të provonin se ai e kishte kryer vrasjen.

Hume u dënua me 12 vjet burg.

Në lirimin e tij në vitin 1958 Hume pranoi se kishte vrarë Setty në banesën e tij.

Ai ishte kthyer shpejt në burg pasi kishte vrarë një taksist në Zvicër. /Telegrafi/

Exit mobile version