Edhe disa orë më pas, rruga “Rexhep Luci” në Prishtinë vazhdon të mbetet e bllokuar për qarkullim. Përveç rrugës, edhe kafenetë që gjenden përgjatë kësaj rruge vazhdojnë të jenë të mbyllura, raporton Telegrafi.
Siç ka raportuar më herët Telegrafi, duke u bazuar në burime, arsyeja e bllokimit të kësaj rruge – prezenca e policisë aty – është për shkak se pritet të bëhen hetime shtesë rreth vrasjes që kishte ndodhur tri vite më parë në lokalin e njohur “Bon Vivant”.
Gjithashtu dëshmitarët kanë thënë më herët se policia, përveç se ka larguar veturat e parkuara në rrugën afër Kinemasë ABC, ata kanë larguar edhe qytetarë të cilët ishin duke pirë kafe edhe në lokalet tjera përreth. /Telegrafi/