Site icon Telegrafi

Rruga Palasë-Dhërmi hapet për qarkullim, Rama nxjerr pamjet nga segmenti i ri

Segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi është i hapur për qarkullimin e automjete prej të premtes.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video të kësaj rruge në një postim në Facebook.

“Mirëmëngjes! Dhe me segmentin e ri Palasë – Dhërmi, i hapur për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar e shkurtuar kohën e udhëtimit turistik përgjatë bregdetit të jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Ky segment ka një gjatësi prej 4.5 kilometrash dhe nis nga kryqëzimi i “Rrugë të Bardha” ku është parashikuar të jetë edhe dalja e Tunelit të Llogarasë dhe përfundon pranë ish-kampit të punëtorëve në Dhërmi. /Telegrafi/

Exit mobile version