Site icon Telegrafi

Rruga me ngrica, rrokulliset autobusi në Ferizaj

Si pasojë e motit me borë dhe rrugëve me ngrica një autobus ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga në Mirash të Ferizajt.

Rastin e ka bërë të ditur Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për këtë rajon.

Ai ka thënë se nga vetaksidenti, një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Një autobus i udhëtarëve me targa vendore ka shkaktuar vetaksident (ka rrëshqitur) me këtë rast është lënduar një person”.

“Njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes, po e hetojnë rastin”, ka deklaruar Veseli.

Ndërkaq, për shkak reshjeve të vazhdueshme të borës Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes./Telegrafi/

Exit mobile version