Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është hapur për qarkullim rruga Mitrovicë-Bajgorë, pasi ishte bllokuar nga bora që ka rënë ditëve të fundit.
“Pas punës së pa ndërprerë të ekipeve për mirëmbajtjen e rrugëve në qarkullim të plotë, është lëshuar edhe rruga Ferizaj-Hani i Elezit, vetëm për automjetet e vogla. Ndërsa, për automjetet e rënda rruga ende është e pakalueshme. Lidhur me lirimin edhe për automjetet e rënda do t’ju njoftojmë me kohë. Njëherit kërkojmë nga qytetarët që gjatë udhëtimeve të tyre të jenë të pajisur me pajisjet e duhura dimërore si dhe t’u përshtaten kushteve të gjendjes së rrugëve, por edhe kushteve aktuale atmosferike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.