Norvegjia ka marrë një qasje inovative për të reduktuar konsumin e energjisë dhe ndotjen nga drita duke përdorur rrugët me errësimin automatik.
Jemi dëshmitarë të përparimit të teknologjisë në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore, por ndonjëherë zgjidhjet inteligjente janë të thjeshta dhe efektive.
Për shembull, në këtë rast, mjaftojnë vetëm një radar dhe një seri dritash të lidhura. Norvegjia ka marrë një qasje inovative për të reduktuar konsumin e energjisë dhe ndotjen nga drita duke përdorur rrugët me errësimin automatik.
Only as traffic approaches, Norway’s auto-dimming roads get brighter. LED lights dim to 20% when no cars are in area, but when cars drive by, the lights turn to 100%, reducing electricity consumptions
[📹 Bjørn Nyland]pic.twitter.com/mlQsHSV0lS
— Massimo (@Rainmaker1973) July 22, 2024
Kjo teknologji përfshin përdorimin e dritave rrugore LED të pajisura me sensorë radar që zbulojnë afrimin e automjeteve ose këmbësorëve.
Kur nuk ka trafik, dritat zbehen në rreth 20 për qind ndriçim, gjë që redukton ndjeshëm konsumin e energjisë. Sapo afrohet një automjet apo një këmbësor, dritat ndizen automatikisht me kapacitet të plotë, duke siguruar siguri dhe dukshmëri në rrugë.
Ky sistem është instaluar me sukses në një pjesë të rrugës nëntë kilometra në Norvegji dhe është vlerësuar për kursimet e tij të energjisë. Autoriteti Norvegjez i Rrugëve Publike vlerëson se kursimet e energjisë mund të paguajnë për projektin në më pak se pesë vjet.
Kjo nismë është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë në Norvegji për të pajisur infrastrukturën me sisteme inteligjente ndriçimi për të reduktuar konsumin e energjisë. /Telegrafi/