Rruga rajonale Saraj-Grupçin madje deri në Tetovë është e rrezikshme për vozitje. Rruga e vjetër është plot me gropa ndërsa rrezik përbën edhe rrëshqitja e dheut. Banorët shprehen të frikësuar për sigurinë kur lëvizin në këtë rrugë pasi për shkak të ujërave nëntokësore që vijnë nga malet, toka shembet vazhdimisht.
Për shkak të infrastrukturës së keqe qytetarët detyrohen që makinat ti dërgojnë shumë shpesh në mekanik. Ndërsa, nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” për Alsat-M thonë se ekipet e tyre çdo ditë punojnë në zgjidhjen e problemit.
“Kjo rrugë është planifikuar të rindërtohet, por për momentin për shkak të ujërave nëntokësorë dhe rrëshqitjes së dheut nuk mund të fillojnë aktivitetet. Do të pritet deri në ndërprerjen e rrëshqitjes së dheut pas së cilës do të vijojë riparimi i plotë i kësaj rruge të rëndësishme rajonale”, njoftojnë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”.