Telegrafi

Rruga e Strazhës po shndërrohet në një deponi hedhurinash (Foto)

Ohri është një nga destinacionet më të “përmbytura” gjatë festës së Pashkëve ortodokse.

Njëkohësisht, rruga nëpër Strazhë përmbytet nga bërllogu i hedhur kudo, nga qytetarët që nisen drejt liqeneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fotografitë tregojnë qartë se nëpër Strazhë vazhdimisht hidhet bërllog, duke krijuar kështu një deponi.

Madje, ka nga ata që ndalojnë aty, për ta pastruar veturën e tyre, kurse bërllogun e hedhin aty-këtu. /Telegrafi/