Site icon Telegrafi

“Rruga e harruar”, mbi 10 vjet zvarritje të punimeve në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë /Foto: Ridvan Slivova/

Punimet për ndërtimin e rrugës që lidh Prishtinën, Vushtrrinë dhe Mitrovicën kishin filluar qysh në vitin 2009. Mirëpo, edhe tash pas rreth 15 vjetëve punimet për ndërtimin e kësaj janë duke u zvarritur, duke mos arritur të finalizohen.

Ekipi i Telegrafit përshkoi gjithë rrugën duke pa nga afër se sa e vështirë është qarkullimi me veturë në këtë rrugë duke krijuar po ashtu edhe kolona të gjata.

Po ashtu disa qytetarë në kushte anonimiteti thanë për Telegrafin se nuk kanë shpresa që kjo rrugë do të përfundojë ndonjëherë, duke e pa zvarritjen e saj sot e disa vjet.

Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë /Foto: Ridvan Slivova/

Ata thanë që jo vetëm iu është vështirësuar qarkullimi me veturë, por edhe pluhuri që krijohet sidomos në kohë të thata ose të nxehta krijon problem për ta dhe banorët që jetojnë aty afër.

Ndryshe, punimet në këtë rrugë kanë ngecur për shkak të problemeve të shpronësimit në atë pjesë.

Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu muaj më parë kishte bërë të ditur se është publikuar njoftimi për prokurim, për shërbimet konsulente për rishikim të dizajnit dhe mbikëqyrje të punimeve në rrugën N2 Prishtinë-Mitrovicë.

Lexo po ashtu Hapet tenderi për dizajnimin dhe ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, pritet të përfundojë brenda 2 vitesh

Aliu kishte thënë se shërbimet në fjalë pritet të mbulojnë një periudhë 25 mujore.

“Sot është publikuar Njoftimi Specifik për Prokurim për Shërbimet Konsulente për Rishikim të Dizajnit dhe Mbikëqyrjen e Punëve Ndërtimore në Rrugën N2 Prishtinë-Mitrovicë, me gjatësi 9.78 kilometra. Shërbimet do të mbulojnë një periudhë prej njëzet e pesë (25) muaj kalendarik nga data e fillimit ku përfshihen: 3 muaj shqyrtimin e dizajnit, përgatitjen e dosjes së tenderit, procedurat e prokurimit dhe vlerësimin e ofertave, 20 muaj periudha e mbikëqyrjes se punimeve dhe 2 muaj periudha e finalizimit të projektit”, kishte shkruar Aliu në Facebook. /Telegrafi/

Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë /Foto: Ridvan Slivova/
Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë /Foto: Ridvan Slivova/
Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë /Foto: Ridvan Slivova/
Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë /Foto: Ridvan Slivova/
Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë /Foto: Ridvan Slivova/
Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë /Foto: Ridvan Slivova/
Exit mobile version