Site icon Telegrafi

Rruga e ambasadave të Ukrainës, Serbisë, Rusisë e Kosovës në Tiranë, merr emrin “Ukraina e Lirë”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur se një rrugë e kryeqytetit të Shqipërisë do të emërohet “Ukraina e Lirë”.

Përmes Twitter-it, Veliaj ka thënë se kjo rrugë është rruga ku janë të vendosura ambasada e Ukrainës, Rusisë, Serbisë e Kosovës.

“Qyteti i Tiranës do të emërojë një segment rruge në rreshtin e ambasadës “Ukraina e lirë”. Rastësisht, ambasadat e Ukrainës, Rusisë, Serbisë dhe Kosovës janë në atë rresht”, shkruan Veliaj.

Tutje, ai shtpi se lufta e Serbisë kundër Kosovës dhe ajo e Rusisë kundër Ukrainës kanë përcaktuar brezin tonë.

“Lufta e Serbisë kundër Kosovës dhe lufta ruse kundër Ukrainës kanë përcaktuar brezin tonë. Kjo rrugë do të përcaktojë qytetin tonë”, shkruan kryetari i Tiranës. /Telegrafi/

Exit mobile version