Site icon Telegrafi

Rruga drejt fitores: Kamala Harris duhet të sigurojë mbështetjen e këtij grupi të madh votuesish

Kandidatja për presidente e SHBA-së, Kamala Harris, është në mes të fushatës së saj zgjedhore dhe zëvendëspresidentja aktuale duhet të fokusohet në një çështje që mund t’i japë asaj një mesazh të rëndësishëm, sipas analistëve.

Sipas CNN, njerëzit që besojnë se aborti duhet të jetë i ligjshëm, me kufizime të caktuara, duhet të jenë një grup i rëndësishëm votimi për 59-vjeçaren.

Nga ana tjetër, Donald Trump gati sa nuk ka siguruar një grup qytetarësh amerikanë që nuk e mbështesin legalizimin e abortit. Sondazhet thonë se më shumë se 90 për qind e kësaj pjese të popullsisë amerikane planifikon të votojnë për kandidatin republikan në zgjedhjet e nëntorit.

Problemi për partinë demokratike lindi kur kandidati ishte Joe Biden, presidenti aktual i SHBA-së. Ai ka filluar të humbasë mbështetjen mes qytetarëve që mbështesin abortin e ligjshëm, sipas sondazheve, dhe Harris duhet të rifitojë këtë grup votuesish, gjë që mund të bëjë ndryshimin në shtetet kyçe.

Aborti si çështje, sipas analistëve, duhet të imponohet nga Harris si kandidat i Partisë Demokratike, duke pasur parasysh se mund të rrisë pjesëmarrjen e votuesve demokratë në zgjedhjet presidenciale.

Lexo po ashtu Popullariteti i Kamala Harris arrin në një nivel rekord - ajo tani është më e popullarizuar sesa Biden ose Trump në çdo moment të ciklit zgjedhor

Republikanët, nga ana tjetër, këmbëngulin se aborti është një çështje e shteteve dhe Trump shpesh shmang një përgjigje të drejtpërdrejtë në pyetjen nëse ai do të mbështeste një ndalim kombëtar të abortit.

Sa i përket opinionit për abortin, sondazhet e fundit thonë se rreth 60 për qind e popullsisë amerikane e mbështet abortin legal, në kushte të caktuara. /Telegrafi/

Exit mobile version