( E plotësuar) Ka ndërruar jetë gruaja që u godit nga rrufeja në Prevallë.
E njëjta ishte duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.
“Njëra nga viktimat, femër 64 vjeçare nga Ferizaji e cila ishte në gjendje më të rëndë ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
– – – – – – – – – – — – – – – – – –
Rrufeja ka goditur pesë persona në Prevallë.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se njëra nga viktimat, femer është në gjendje më të rëndë.
Njësite relevante të Policisë së Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën.
Lajmi në përditësim…