Telegrafi

Rrufeja godet një person në Rahovec, dërgohet me urgjencë në QKUK

Foto: Arkiv

Një person është goditur nga rrufeja në fshatin Fortesë në Rahovec dhe i njëjti për shkak të lëndimeve është përcjellë menjëherë në QKUK.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shemsi Elezaj, ka thënë se personi i goditur nga rrufeja është në gjendje të rëndë.

“Një person i moshës madhore është goditur nga rrufeja në fshatin Bellacerkë (Fortesë). Prej familjarëve, personi është dërguar në Rahovec dhe për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë gjatë muajve të fundit si pasojë e shkarkimeve të rrufeve edhe dy persona tjerë kanë humbur jetën.

IKSHPK gjatë një apeli të mëparshëm ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes gjatë kohës që ka reshje atmosferike me bubullima./Telegrafi/