Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e rrotullimit të një autoambulance në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se autoambulanca është vetë-aksidentuar rreth orës 210:15.
“Në ora 21:15, në fshatin Bresalc, magjistralja Gjilan- Prishtinë, një autoambulancë, ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar, dy persona janë lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani.
Numri i aksidenteve në komunikacion sërish ka shënuar ngritje, vetëm gjatë 24-orëve të fundit kanë ndodhur 35 të tillë. 16 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 19 tjerë vetëm me dëme materiale./Telegrafi/