Telegrafi

Rrotullon dorën për 360 shkallë, veprimi tij konsiderohet i pështirë (Video)

Lukas Wojciak nga Wervershoof i Holandës e ka publikuar një video ku shfaqet miku i tij, duke e rrotulluar dorën për 360 shkallë.

Mirëpo, ky veprim është komentuar si shumë i pështirë dhe aspak i këndshëm për ta shikuar, transmeton Telegrafi.

Personi që shfaqet në filmimin e postuar më poshtë, pasi kthen dorën e mbështetur për tavoline, vazhdon me lakimin e gishtave.

Aftësitë elastike që ka, bëjnë që ai t’i rrotullojë gjymtyrët dhe gishtërinjtë në ato pozita që të tjerët nuk munden.

“Më shkakton të vjella”, si dhe “duket sikur të jetë nga shpuza”, janë dy komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/