Një automjet i Forcës Sigurisë së Kosovës është vet-aksidentuar sot gjatë ditës në fshatin Cermjan të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj.
Ai po ashtu bëri të ditur se në aksident lëndime ka marrë shoferi.
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Cermjan- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vetaksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale shoferi ka pësuar lëndime te lehta trupore”, u shpreh ai. /Telegrafi/