Telegrafi

Rrotullohet duke e shtrirë të birin në shtrat, megjithatë nuk e zgjoi nga gjumi (Video)

Nëna me trup të shkurtër nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, e kuptoi në mënyrën më të vështirë se i biri saj po rritet dhe ka shtuar peshë.

Në momentin që po e vendoste në shtrat, ajo humbi kontrollin dhe u rrotullua, duke hyrë në anën tjetër të rrethojës së shtratit, transmeton Telegrafi.

“Isha duke e shtrirë, kur më humbi balanca dhe përfundova mbi të. I kam vetëm një metër e gjysmë” ka shkruar ajo në pamjet e shpërndara.

Megjithatë, nuk e zgjoi nga gjumi vogëlushin dyvjeçar, i cili ka mundur edhe të frikësohet në atë moment. /Telegrafi/