Nëna me trup të shkurtër nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, e kuptoi në mënyrën më të vështirë se i biri saj po rritet dhe ka shtuar peshë.
Në momentin që po e vendoste në shtrat, ajo humbi kontrollin dhe u rrotullua, duke hyrë në anën tjetër të rrethojës së shtratit, transmeton Telegrafi.
“Isha duke e shtrirë, kur më humbi balanca dhe përfundova mbi të. I kam vetëm një metër e gjysmë” ka shkruar ajo në pamjet e shpërndara.
Megjithatë, nuk e zgjoi nga gjumi vogëlushin dyvjeçar, i cili ka mundur edhe të frikësohet në atë moment. /Telegrafi/