Telegrafi

Rrrron vjen për herë të parë në serinë e fundit të ‘Rave Live Streams’

Artisti Rrrron vjen për herë të parë në serinë e fundit të ‘Rave Live Streams’.

Rrrron-it i pëlqejnë gjërat jo-konvencionale, mendon që muzika komerciale e radios është krim.

Ai është fans i konsistencës të skenës së rumunëve prej asgjë hiçit deri në statusin legjendar, beson që masa nuk ka kurrfarë thellësie, edhe shkruan për vete.

Rrrron-i është edhe një prej krijuesve të Kult-Ure, një ndërmarrje sociale e krijuar për të rritur ndërgjegjësimin social drejt rëndësisë së artit e muzikës në një shoqëri të kapluar prej politikës dhe aktiviteteve tjera pa ngjyrë.

Performancën e fundit e këtij edicioni mund ta ndiqni këtë të diel në 21:00, në faqen zyrtare në Facebook të Rave Travel, Win Music Freedom Ks, Radio Kfor e po ashtu edhe të Telegrafi Magazina. /Telegrafi/