Telegrafi

Rroni lanson këngën e re “Tinzake”

Foto: YouTube

Artisti i talentuar i skenës muzikore shqiptare, Rroni, ka prezantuar ditën e sotme (e premte) këngën e re.

“Tinzake” mban titullin projekti i ri i tij, të cilin njëherësh e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin dhe melodinë e ka realizuar vet artisti, ndërsa për producimin është përkujdesur Deda Music.

Rron (Foto: YouTube)

Masterizimin dhe miksimin e këngës ndërkohë e ka realizuar Deard Sylejmani të drejtuar nga Noar Krasniqi.

Protagoniste në këtë klip është Anika Berisha, e cila vjen me një paraqitje të mahnitshme në projektin ritmik dhe me skena të ndryshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ron Zaiti

Rroni deri më tani ka sjell një sërë projektesh dhe është pritur mjaft mirë nga publiku e fansat.

 

Besohet se edhe kjo këngë do të ketë suksesin e merituar dhe tashmë e gjeni të plotë në kanalin YouTube. /Telegrafi/