Në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht tek “Kroi i Mbretit”, ka ndodhur një vetaksident, si pasojë vetura është rrokullisur dhe ka rënë poshtë rrugës.
Një lexues i Telegrafit, ka dërguar video në vendin e ngjarjes.
Pos dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Me rënien e temperaturave në javën e parë të marsit, është shtuar pasiguria në komunikacion.
Policia vazhdimisht apelon tek shoferët, që të kenë kujdes gjatë ngasjes, dhe të përshtatin shpejtësinë./Telegrafi/