Të shtunën ka ndërruar jetë një 23 vjeçar, nga rrokullisja e traktorit në fshatin Rozhanë të Mitrovicës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zyrtarja për Informim në Rajonin e Mitrovicës, Fexhirije Pllana.
“Me datë 29.09.2018, rreth orës 10:20 është raportuar se një person ka ndërruar jetë nga rrokullisja e traktorit. Rasti ka ndodhur në fshatin Rozhanë të Komunës së Mitrovicës, viktima është B. H., 23-vjeçar. Në vend të ngjarjes ka qenë njësia patrulluese dhe e hetimeve, njësia e hetimeve rajonale dhe njësia mjekësore emergjente që kanë konfirmuar vdekjen. Rasti është hapur si vdekje aksidentale”, ka thënë Pllana. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim