Një person gjersa ishte duke punuar me traktor, aksidentalisht është rrokullisur dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:17 në fshatin Planej, në Prizren.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar me traktor, aksidentalisht është rrokullisur dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/