Telegrafi

Rrokulliset me traktor, humb jetën një person në Shtime

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën në Shtime, si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga rrokullisja me traktor.

Policia njofton se rasti ka ndodhur ditën e premte, transmeton Telegrafi.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar në rrethana deri tani të panjohura, derisa ishte duke lëvizur me traktor, është rrokullisur duke pësuar kështu lëndime trupore, me ç’rast ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku dhe është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve dhe se rasti është nën hetime./Telegrafi/