Një veturë është rrokullisur sot në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë më saktësisht te Kroni i Mbretit, ku një person ka pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:40.
“Rreth orës 13:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Njësia policore e trafikut njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person është dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.
Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, ku 12 prej tyre ishin me persona të lënduar./Telegrafi/