Telegrafi

Rrokulliset një veturë në rrugën Klinë-Pejë

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në magjistralen Klinë-Pejë.

Në disa fotografi që lexuesit i kanë dërguar në adresë të Telegrafit, shihet se vetura është rrokullisur si pasojë e ngricave në rrugë.

Po ashtu sipas fotografive, shihet se përveç policisë në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ndihma e shpejtë. /Telegrafi/