Një veturë është rrokullisur gjatë ditës së sotme në Gjilan.
Aksidenti ka ndodhur pranë stacionit policor të këtij qyteti, transmeton Telegrafi.
Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet për numrin e personave të lënduar nga ky aksident.
Ndryshe, kohëve të fundit në vend kanë ndodhur një numër i madh i aksidenteve, ku vetëm javën e kaluar në aksidente komunikacioni kanë humbur jetën pesë persona. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në gjysmën e parë të këtij viti në aksidente komunikacioni kanë ndodhur numër i madh i aksidenteve me fatalitet, ku 50 qytetarë e kanë humbur jetën.
Për këtë, Policia ka njoftuar se do t’i shtojë kontrollet duke vënë në funksion edhe dronin. /Telegrafi/