Site icon Telegrafi

Kamioni bie në lumin Ibër, lëndohen tre persona

Tre persona kanë marrë lëndime trupore pas një kamion është rrokullisur sot rreth orës 12:30 në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, saktësosht te “Shkëmbi Dudës”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Ilmi Prekazi nga zyra për media e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës veriore.

Tutje ai tha se personat e lënduar janë trajtuar në spitalin rajonal të Mitrovicës veriore.

“Ju njoftojmë se rreth orës 12:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq, në afërsi të lokacionit ‘Shkëmbi i Dudës’ ka ndodhur një aksident trafiku ku ka qenë i përfshirë një kamion me targa vendore i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në lumin Ibër. Përpos dëmeve materiale, në këtë aksident tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë trajtuar në Spitalin Rajonal Mitrovicë Veri”, ka thënë Prekazi. /Telegrafi/

Exit mobile version