Të paktën 28 persona kanë humbur jetën dhe shumë tjerë janë lënduar, kur në ishullin portugez Madeira autobusi i mbushur me turistë gjerman u rrokullis.
Në fotografitë e publikuara nga mediat portugeze, shihet një autobus me ngjyrë të bardhë i rrethuar nga zjarrfikësit. Raportohet se të paktën 19 autoambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes, transmeton Telegrafi.
Që të gjithë turistët që ishin brenda autobusit ishin gjermanë, ka njoftuar kryetari i qytetit Felipe Susa.
#Portugal #Breaking Tourist bus crash kills 28 in #Madeira Island. #Caniço Mayor confirms death toll. pic.twitter.com/xhMbURKGI7
— José Miguel Sardo (@jmsardo) April 17, 2019
“Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë se çfarë ka ndodhur. Nuk po mund të ballafaqohem me dhimbjen e këtyre njerëzve”, ka shtuar Susa.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 ku shoferi kishte humbur kontrollin mbi timonin dhe kishte devijuar nga rruga. /Telegrafi/